Rrumbullaku pritet në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpol

Rrumbullaku pritet në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpol

11:45, 22/02/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), z. Jurgen Stock.

Gjatë takimit tejet miqësor u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, gjetja e formave më efikase që ky bashkëpunim të forcohet më tej, për të arritur rezultate edhe më të mira në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj. 

Njoftimi:

Lyon, Francë

Jurgen Stock: I nderuar që pres Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të një organizate aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar policor, si me Interpolin, ashtu edhe me partnerët e tjerë.

Muhamet Rrumbullaku: Mirënjohje për mbështetjen dhe besimin që Interpol i ka dhënë dhe po i jep Policisë së Shtetit. Jemi të vendosur për ta zgjeruar bashkëpunimin me Interpolin dhe me të gjitha agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), z. Jurgen Stock.

Gjatë takimit tejet miqësor u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, gjetja e formave më efikase që ky bashkëpunim të forcohet më tej, për të arritur rezultate edhe më të mira në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj. 

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm, për mbështetjen që Interpol ka dhënë dhe jep në bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe e njohu atë me ristrukturimin që po kalon Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e strukturave efikase që i përgjigjen sfidave aktuale, rritjen e nivelit të trajnimit të efektivëve të Policisë dhe për një qasje të re në raportin me qytetarët.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se një nga mënyrat me efiçente për të goditur kriminalitetin dhe sidomos krimin e organizuar janë grupet e përbashkëta hetimore me ekspertët përkatës nga vende të ndryshme që përfshihen në çështjet në hetim, ku Interpol mund të luajë një rol deciziv. Drejtori i Përgjithshëm solli në vëmendje gjithashtu se lufta kundër krimit të organizuar kërkon hetim pasuror dhe sekuestrim asetesh, që të arrihet sukses.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mbështetje për qasjen e Drejtorit të Përgjithshem në lidhje me reformat në Polici dhe sidomos në trajnimin policor, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ku të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme. Gjithashtu, ai e vlerësoi Policinë e Shtetit si një organizatë me rëndësi dhe besueshmëri ne arenën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Sekretari i Përgjithshem Jurgen Stock dhe Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Shërbimeve Policore të Interpolit, zoti Cyril Gout, shprehën gatishmërinë për mbështetjen në organizimin e takimeve të këtyre grupeve hetimore ndërkombëtare dhe inkurajuan Policinë e Shtetit të propozojë dhe të iniciojë takime të tilla për çeshtjet në interes të Policisë së Shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco