Gjashtë muaj pas zhdukjes, SPAK sekuestron pasuritë e Ervis Martinajt, 'mbretit' të lojërave të fatit' Një nga banesat e Ervis Martinaj

Gjashtë muaj pas zhdukjes, SPAK sekuestron pasuritë e Ervis Martinajt, 'mbretit' të lojërave të fatit'

13:44, 15/02/2023
A+ Aa A-

Sekuestrohen pasuritë e Ervis Martinaj, i konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit. Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.

Gazetarja Klodiana Lala e News24 bën të ditur se aksioni është përqëndruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.

Urdhri për sekuestrimin e 34 pasurive, biznese, toka dhe makina është firmosur nga prokurorët A. Dumani, D. Musabelliu dhe B. Dibra dhe po ekzekutohet nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

Pronat e tij dhe të familjarëve të afërt gjenden në Tiranë, Patok, Fushë Kuqe, Kurbin, Fushë Milot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco