VIDEO/ ‘Burri vdiq brenda, gruaja doli e djegur’, fqinjët: Flinin në tokë, ambulanca erdhi me vonesë…

11:37, 15/02/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte. Ngjarja ndodhi pranë Urës së Bunës në qytetin e Shkodrës.

Viktima Kapllan Nasufi mbeti brenda banesës ku ra zjarri. Si pasojë e flakëve, pësoi djegie edhe bashkëshortja e viktimës, Nafije Nasufi, e cila u transportua me urgjencë në drejtim të Spitalit të Shkodrës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, është dërguar në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar. Fqinjët e viktimës tha se ambulanca erdhi me vonesë.

“Këtu ra zjarri. Ka rënë flakë e madhe, gruaja ka dalë e djegur, e kanë çuar në spital, ndërsa Kapllani ka vdekur brenda. Sesi ka rënë flaka nuk e dimë. Kushtet kanë qenë të këqija. Në tokë kanë fjetur me batanije. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia më shpejt. Ambulanca nuk na vjen asnjëherë këtu, sa herë e kemi njoftuar”, thanë fqinjët.

Kapllan Nasufi, pjesëtar i komunitetit rom, punonte pranë ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të Bashkisë së Shkodrës.

Fqinjët thonë se bashkëshortët jetonin në kushte të vështira ekonomike. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një sobë drush që çifti kishin ndezur për t’u ngrohur. Fillimisht zjarri ka përfshirë pjesën e katramasë së barakës dhe më pas është djegur e tëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco