'Pse të mos vijë ambulanca shpejt te ne?! Edhe ne njerëz jemi': Fatkeqësia në familjen rome në Shkodër

'Pse të mos vijë ambulanca shpejt te ne?! Edhe ne njerëz jemi': Fatkeqësia në familjen rome në Shkodër

08:06, 15/02/2023
A+ Aa A-

Pas fatkeqësisë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër në një familje rome, zjarrit që dogji brenda në shtëpi 55-vjeçarin Kapllan Nasufi,i cili ndërroi jetë kurse e shoqja u lëndua rëndë, banorët e lagjes të shqetësuar kanë rrëfyer për median problemin e tyre të madh, të indiferencës dhe injorimit nga strukturat shtetërore pikërisht pse i përkasin një komuniteti.

Një zonjë tha në kamera se pas zjarrit që shpërtheu, vetëm Policia erdhi shpejt, kurse ambulanca nuk erdhi.  Ajo e theksoi disa herë këtë fakt se ambulance nuk vjen as kur ata janë sëmurë: “Edhe kur jemi sëmurë, nuk vjen ambulance shpejt. Po kjo është gjë e rëndë shumë. Pse mos të vijë ambulanca shpejt?! Ajo gruaja është shumë keq, rrezik e kanë çuar në Tiranë. I është djegur gjysma e trupit, këmbët. Çfarë bëhet kështu?! Nuk ka pushtet?! Edhe për ne ka pushtet, është gjynah i Zotit. Jemi edhe ne njerëz, nuk jemi kafshë!”

Zonja tregoi për varfërinë e madhe në të cilën jeton familja ku ra zjarri dhe humbi jetën kryefamiljari dhe u dogj rëndë bashkëshortja e tij, punën në komunale, shtëpinë me qera, “shpuretin” që ia kanë falur murgeshat, se nuk kishin. Jetojnë me qera të tërë se nuk kanë shtëpi.”

Policia e Shkodrës, informacion paraprak 

Rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër,  ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën 

Po si pasojë e zjarrit  ka pësuar  dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco