Merr flakë shtëpia në Shkodër, vdes kryefamiljari

Merr flakë shtëpia në Shkodër, vdes kryefamiljari

23:48, 14/02/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra mbrëmjen e kësaj të marte.

Një person rreth 55 vjeç është djegur brenda banesës, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur tek komuniteti egjiptian.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 55-vjeçari Kapllan Nasufi.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

Efektivët kanë mbërritur me shpejtësi, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar Nasufin.

Ndërkaq hetimet për zjarrin kanë nisur ndërsa jane ende të paqarta arsyet e zjarrit.

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër,  ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën 

Po si pasojë e zjarrit  ka pësuar  dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco