Rrafshoi hotelin me dinamit, familja e Sotir Çabirin kishte planifikuar të largohej drejt Anglisë

Rrafshoi hotelin me dinamit, familja e Sotir Çabirin kishte planifikuar të largohej drejt Anglisë

10:53, 14/02/2023
A+ Aa A-

Familja Çabiri, bashkëpronare e hotelit ‘Bizanti’ që u rrafshua dje nga shpëthimi i 30 kilogramëve dinamit do largohej nga Shqipëria. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli ditën e dielë, pasi ata kishin prerë biletat e udhëtimit në nje agjensi në Sarandë.

Por, kamera pikasi Sotir Çabirin teksa dilte nga hoteli vetëm dy minuta para se të ndodhte shpërthimi. Në 05:50 ka dalë Sotir Çabiri duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52, ka ndodhur shpërthimi. Kjo gjë solli dhe arrestimin e 36-vjeçarit e për rrjedhojë anulimin e planeve për 'arratisje'.

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u rrafshua me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shpërthim që tronditi të gjithë qytetin e Sarandës. 

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu janë në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim ka qenë dhe arsyeja se përse djali i Spiro Çabirit ka rrafshuar hotelin duke terrorizuar të gjithë Sarandën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco