EMRAT/ Protesta e paqësore e opozitës para Parlamentit, policia arreston dy protestues, shpall në kërkim një tjetër

EMRAT/ Protesta e paqësore e opozitës para Parlamentit, policia arreston dy protestues, shpall në kërkim një tjetër

10:03, 14/02/2023
A+ Aa A-

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në datën 13 shkurt 2023, arrestuan shtetasit:

– Jakup Stafa, 36 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç.

Këta shtetas, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme, gjatë tubimit të datës 13 shkurt 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco