Shkatërrohet një laborator droge në Veri të Kosovës, Sveçla: Pronari u arrestua, bashkëpronari e sulmoi Policinë muajin e kaluar

Shkatërrohet një laborator droge në Veri të Kosovës, Sveçla: Pronari u arrestua, bashkëpronari e sulmoi Policinë muajin e kaluar

16:53, 12/02/2023
A+ Aa A-

Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar pronarin, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook.

Sipas Sveçlës, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar. Ai tha se “njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij”.

 “Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla.

Ai tha se Qeveria mbetet “e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco