SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Na vrisni, por ne nuk tërhiqemi...

16:16, 12/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës po vijojnë protestën, duke kërkuar vlerësimin e pronave. Punimet e koncesionarit në Thumanë - Kashar sipas tyre po vijojnë , ndërkohë ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen dhe se do të rezistojnë deri në ditën e fundit të jetës.

Syri tv

“Na vrisni, por ne nuk tërhiqemi”. Më këto thirrje banorët e Bërxullës kanë nisur protestën e kësaj të diele, ku kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i autostradës  Thumanë - Kashar. Në fjalën e tyre, ata janë shprehur se nuk do të ndalen dhe do të vijojnë protestat deri në vetëflijim.

Banorët e cilësojnë projektin si abuziv e të pa studiuar

Protestës i është bashkuar edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili i ka bërë thirrje qeverisë për reflektim.

Komuniteti i banorëve të fshatit Bërxullë, vendosi që këtë të diel të mos e agravojë protestën në nderim të viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco