SYRI TV/ Çelet ekspozita ‘Italia’ në Shkodër: 110 imazhe të mbi një shekulli, nga 75 fotografë

16:07, 12/02/2023
A+ Aa A-

Në Galerinë e Arteve të Shkodrës është çelur ekspozita “Italia” me fotografi të mbi një shekulli, shkrepur nga 75 fotografë italianë, që dëshmojnë për ndryshimet e vendit nëpër kohë. Drejtori i institucionit, Fatmir Juka foli për rëndësinë e ekspozitës, ndërsa kryetari i bashkisë Bardh Spahia e quajti paraqitjen e imazheve moment të rëndësishëm për kulturën.

Syri tv

Arkivat historike e bashkëkohësia, 110 imazhe të shkrepura përgjatë një shekulli e gjysmë nga 75 fotografët më të mirë italianë u prezantuan në Shkodër, përmes ekspozitës së çelur nga Instituti Italianë i Kulturës. Kjo ekspozitë i ngjan një lloj retrospektive, për njohjen e ndryshimeve historike që ka pësuar Italia nëpër rrjedhën e viteve.  Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër, Fatmir Juka tha se ekspozita ka rëndësi të veçantë, pasi dëshmon këmbimet kulturore nëpër kohë mes Shkodrës e Italisë. 

Ekspozita  krijon një dialog befasues mes fotografisë së djeshme dhe të sotme.

Ekspozita quhet Italia në shumës sepse ngajn me një lloj vrapimi në realitetin e kohës që ndryshon nga veriu në jug, me diferencat e tij ku vihen re si te pamjet urbane, ashtu si të natyrës së virgjër apo jeta në fshat etj. Mesazhi i këtyre fotografive është pasqyrimi i këtyre diferencave apo ndryshimeve që ka një vend si Italia, po që në fund na bashkojë të gjithëve si një shoqëri me dallime, po dhe me të përbashkëtat e saj.

Për rëndësinë e ekspozitës “Italia” foli edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia.

Ekspozita është e ndarë në tre pjesë me fotografi, peizazhesh, veprash e fytyrash secila në gjendje të përbëjë një rrugëtim ideal gjeografik, historik dhe artistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco