Dyshohet se dhunuan kunatën, procedohet çifti i bashkëshortëve në Maliq

Dyshohet se dhunuan kunatën, procedohet çifti i bashkëshortëve në Maliq

14:22, 12/02/2023
A+ Aa A-

Një çift bashkëshortësh në Maliq janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim dhune.

Policia thotë se në bashkëpunim mes tyre, ata kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës. Autoritetet kanë lëshuar menjëherë urdhër-mbrojtjeje për personin, që dyshohet të jetë dhunuar. Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco