Sherr në Korçë, 32-vjeçari dhe partnerja e tij rrahin kunatën, gruaja merr urdhër mbrojtje

Sherr në Korçë, 32-vjeçari dhe partnerja e tij rrahin kunatën, gruaja merr urdhër mbrojtje

11:51, 12/02/2023
A+ Aa A-

Një sherr ka ndodhur në Maliq mes pjesëtarëve të një familjeje, teksa policia ka nisur procedimin penal për një 32-vjeçar dhe bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas policisë çifti akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco