‘Hodhën flakadanë para Kryeministrisë’/ Procedohen penalisht 2 protestues

‘Hodhën flakadanë para Kryeministrisë’/ Procedohen penalisht 2 protestues

19:34, 11/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka ndaluar dhe ka proceduar penalisht dy protestues pasi gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë kanë hedhur flakadanë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, janë proceduar për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Njoftimi/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë kanë vijuar monitorimet në terren, për mbarëvajtjen e tubimit dhe për evidentimin e çdo paligjshmërie.

Gjatë monitorimeve, rreth orës 12:15, në afërsi të  dy kullave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas të veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë.

Në momentin e ndalimit për verifikim nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, shtetasin G. H., 21 vjeç, banues në Durrës, dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua penalisht, në gjendje të lirë, për veprat penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë  shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Vijon puna për evidentimin e personave të tjerë që kanë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco