Mbrëmë në Vau i Dejës: Pasi djegin magazinën, dy djem kërcënojnë me vrasje edhe policët

Mbrëmë në Vau i Dejës: Pasi djegin magazinën, dy djem kërcënojnë me vrasje edhe policët

14:55, 11/02/2023
A+ Aa A-

Dy djem nga Bushati i Shkodrës, pak minuta pasi i kanë vënë zjarrin një magazine me bazë ushqimore të vegla pune në Fshatin e Ri, janë ndalur nga Policia e Shkodrës në kthim. Por ata kanë guxuar të kundërshtojnë dhe deri të kërcënojnë me vrasjet policët që i ndaluan, të cilët nuk vonuan t’i arrestojnë pasi dyshuan se ata ishin autorët që i kishin vënë zjarrin objektit në fjalë e konkretisht, Afrim Sadikun dhe Pjetër Dragotin.

Komisariati i Vaut të Dejës, pas njoftimit se në fshatin Fshat i Ri, kishte rënë zjarr në një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune, menjëherë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Gjatë rrugës për në vendin e ngjarjes, bazuar dhe në informacionet e siguruara për 2 shtetas si autorë të dyshuar, kanë lokalizuar në fshatin Rranxa, një automjet me të cilin po qarkullonin 2 persona dhe u kanë bërë shenjë për ndalim.

Në momentin e ndalimit, A.S. dhe P.D. kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur për vrasje punonjësit e Policisë, por falë reagimit të punonjësve të Policisë, janë neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.  

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasit A. S., 26 vjeç dhe P. D., 26 vjeç, të dy banues në Bushat, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur një magazinë me bazë ushqimore dhe vegla pune, në Fshatin e Ri, në Vaun e Dejës, në pronësi të shtetases Z. Gj.

Tashmë ata akuzohen për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco