Kapen 820 mijë euro drogë në Greqi, në pranga 2 shqiptarë

Kapen 820 mijë euro drogë në Greqi, në pranga 2 shqiptarë

16:00, 10/02/2023
A+ Aa A-

Një sasi droge prej 18 kg kokainë dhe 122 kg hashash është kapur në Greqi.

Mediat greke raportojnë se në pranga dy shqiptarë.

Një prej tyre i moshës 45-vjeç ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa i arrestuari tjetër mësohet se është i afërmi i 45-vjeçarit.

Sipas informacioneve, policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë dhe peshore.

Ndërkohë dy prej të arrestuarve janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që hynte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco