Operacionalja dhe Shqiponjat aksion në Elbasan, rrethojnë hyrje-daljet e qytetit

18:09, 07/02/2023
A+ Aa A-

Forcat Operacionale në bashkëpunim me njësinë speciale “Shqiponjat” kanë zbarkuar në Elbasan dhe po ushtrojnë kontrolle.

Mësohet se efektivët kanë rethuar një rrethrrotullim në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe se çdo automjet luksoz apo me targa të huaja po i nënshtrohet një kontrolli të rreptë fizik.

Prioritet ka pasur dhe kontrolli për dokumentacionin e mjetit gjithashtu. Nuk dihet nëse është një operacion i iniciuar nga DVP Elbasan apo ndonjë sinjalizim për kërkimin e ndonjë personi të kërkuar në veçanti. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me operacionin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco