Vetëm një qytetar i infektuar me koronavirus

Vetëm një qytetar i infektuar me koronavirus

18:11, 04/02/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm një qytetar ka rezultuar i infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. 

Nuk raportohet për humbje jete, ndërsa 19 qytetarë janë shëruar. 

Në të gjithë vendin janë 112 qytetarë aktivë me Covid19.  

Situata

Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë.

Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Shkurt 2023) 

Raste të reja ditore               1
Të shëruar në 24 orë             19
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       336

Testime totale                   2,032,346
Raste pozitive                      333,270
Raste të shëruara                  329,562
Raste Aktive                             112
Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      93
Fier                           9
Vlorë                         3
Berat                       3
Durrës                   2
Elbasan                   2
Lezhë             1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco