Arrestohet në Fier, tregtari i celularëve kontrabandë – 4 akuza mbi të

Arrestohet në Fier, tregtari i celularëve kontrabandë – 4 akuza mbi të

11:01, 04/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka kryer një operacion kundër mallrave kontrabandë dhe ka vënë në pranga, pronarin e një biznesi që shiste celularë dhe pajisje të tyre. Mbi 42-vjeçarin G.K rëndojë katër akuza: "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Hetuesit e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Fier organizuan operacionin policor “Tregu” duke ushtruar një kontroll në një biznes (servis celularësh) të 42-vjeçarit G.K.

Policia gjeti dhe sekuestroi, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore.

Mbi të tani rëndojë katër akuza dhe dosja e tij Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco