Kapet në Vlorë, hajduti i tretë i një bande grabitësish

Kapet në Vlorë, hajduti i tretë i një bande grabitësish

10:26, 04/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga, hajdutin e tretë të një bande, së cilës i janë provuar tetë raste grabitjeje vetëm në janar.

Ai është një 33-vjeçar që ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Storm".

Ky person bashkëpunonte me 2 shtetas të vënë në pranga më herët dhe që të tre dyshohen se janë autorë të 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës, gjatë muajit janar.

Policia tha se po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco