EMRAT/ Sherr mes policëve në Bllok, kërcënojnë me armët e shërbimit

EMRAT/ Sherr mes policëve në Bllok, kërcënojnë me armët e shërbimit

11:55, 31/01/2023
A+ Aa A-

Një konflikt mes punonjësve te policisë ka çuar në përdorimin e armëve mes tyre të hënën në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në zonën e ish-Bllokut pranë njësisë bashkiake nr. 5.

Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi, janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.

Të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. Top Channel raporton se konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit.

Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen hetimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco