U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet ish-kreu i bashkisë Lushnje

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet ish-kreu i bashkisë Lushnje

14:27, 26/01/2023
A+ Aa A-

Lirohet Fatos Tushe. Ish-kryebashkiaku i Lushnjes ka lënë qelinë pasi i kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga shkalla e parë. Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua  me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.

Kujtojmë se SPAK kërkoi për të 3.6 vite burg. Përveç dënimit penal, gjykata vendosi që ish-kryebashkiaku të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga përgjimet dhe të dhënat e dala nga komunikimet në Whatsapp mes Tushes, nënkryetarit dhe zyrtarëve e personave të tjerë rezultonin biseda që lidheshin me orientimin për tenderat, lejimin e një qytetari të ndërtonte pa leje, si dhe abuzime me karburantin e bashkisë.

Fatos Tushe u arrestua me urdhër të SPAK shtatorin e vitit 2021 me dyshimin se favorizoi një kompani për të fituar një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për pastrimin  e një kanali ujitës.

Sipas SPAK  edhe pse  u shpall fitues kompania ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në përgjime teksa komunikon me Fatos Tushen.

Por për ketë akuzë ai u shpall i pafajshëm. Një tjetër episod, ku gjykata e gjeti në shkelje ish kryebashkiakun lidhet me një telefonatë ku një person i kërkon ndihmë Tushes pasi një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës.

Njoftimi:

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 26.01.2023

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 26.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 28 akti, datë 25.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit F.T.,për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

- Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. F.T.,me vendimin nr. 50 datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. F.T. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco