Çudia: Banorët e Kurjanit paditen për 'ndërtim pa leje', shtruan rrugën që nuk e shtronte bashkia

Çudia: Banorët e Kurjanit paditen për 'ndërtim pa leje', shtruan rrugën që nuk e shtronte bashkia

08:45, 25/01/2023
A+ Aa A-

Roskovec – Banorët e Kurjanit në Roskovec jamë në hall të madh. Rrugën që nuk e ka shtruar shteti për 25 vjet e shtruan vet me financat e tyre për të shkuar fëmijët në shkollë dhe të moshuarit te mjeku. Bashkia u sjell policinë e shtetit për ndërtim pa leje.

Disa banorë të fshatit Kurjan të bashkisë Roskovecit janë kallzuar në postën e policisë Roskovec për ndërtim pa leje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe e pohojnë banorët e fshatit. Shkaku është se një pjesë e tyre duke parë që shteti për 25 vjet nuk kish vënë dorë në shtrimin e rrugës kryesore 2,5 km të gjatë e tepër të amoatizuar ata mblodhën finanacat e tyre dhe shtruan as 150 metra rrugë që i lidh lagjet e fshatit me shkollën nëntevjeçare dhe qëndrën shëndetësore.
Forca të policisë kontaktuan dje pasdite jo për ti falenderuar që e shtruan rrugën me financat e tyre por për ti kallzuar penalishtë se kam ndërtuar pa leje

ata pohuan se rruga eshte e pa kalueshme ne dimër e verë, të moshuarit e fëmijët nuk shkojnë dotë as në shkollë e as tek mjeku. Dhe për ti varrosur të afërmit e tyre duhet ti çonin më krahë apo me qerre e biroçe sepse asnje shërbim funeral apo mjet privat i banorëve si merte përsipër shërbimin.

Ata janë ankuar me dhjetra herë në bashkinë e Roskovecit dhe me kryebashliaken Majlinda Bufi kan kryer takim dhe u ka premtuar zgjidhje ne shtatorin e kaluar , por ende nuk eshte berë asgje, në vend te na falenderoi na sjell policine, pohuan ata.

Nepermjet telefonit disa orë më pas kryebashkiakia e Roskovecit Majlinda Bufi ka pohuar se : ka pasur nje denoncim, kryem verifikimet dhe kemi te bejme me ndertim pa leje dhe kryem kallzim ne polici, jane organet e drejtesise qe do veprojne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco