'Telegraph': Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës, jo kolumbianët

'Telegraph': Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës, jo kolumbianët

10:19, 21/01/2023
A+ Aa A-

Një incident i rëndë tronditi Londrën një javë më parë. Një përplasje e armatosur u shënua gjatë një ceremonie mortore. Thuhet se personat e përfshirë në përplasje ishin anëtarë të kartelit të kokainës Cali në Kolumbi.

Megjithatë, gazeta ‘Telegraph’ shkruan se Policia Metropolitane mohoi zërat se kolumbianët po përfshihen në një luftë për territor në Britaninë e Madhe.

Gazeta shkruan se tanimë, tregtinë e kokainës e kontrollojnë shqiptarët.

“Ndërsa është sigurisht e vërtetë që shqiptarët dhe jo kolumbianët, dominojnë tregtinë në rritje të kokainës që ka pllakosur në këtë vend, gjurmët e kartelit famëkeq Cali mbeten, në formën e ‘fiksuesve’ me vlerë të madhe”, shkruan gazeta.

Martin Verrier, një studiues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara shpjegon se çfarë janë ‘fiksuesit’.

“Disa individë nga karteli Cali operojnë ende në Mbretërinë e Bashkuar, por ata janë të vetëpunësuar. Bandat shqiptare tani kontrollojnë tregtinë e drogës në Britani- çdo gjë që nga zinxhiri i furnizimit përtej Atlantikut e deri te shpërndarësit e thjeshtë- por për të importuar kokainë, ju duhet një ‘fiksues’ vendor, dikush që njeh të gjithë njerëzit e duhur.

Këta ‘fiksues’ janë shumë të rëndësishëm për bandat, pasi pa to, do të ishte shumë e vështirë të kesh akses të shpejtë te shërbimet kriminale që duhen, që nga falsifikimi i dokumenteve, pastrimi i parave, kompanitë që maskojnë importin”.

Shqiptarët kanë arritur të kontrollojnë të marrin nën kontroll rrugët e drogës nga kartelet dhe mafia, jo thjesht duke qenë më të dhunshëm, por edhe kryesisht duke qenë më profesionistë se rivalët e tyre shpesh kaotikë, shkruan gazeta.

“Duke aplikuar metoda biznesi në tregtinë e drogës, duke nënvlerësuar rivalët dhe duke i bërë operacionet e tyre më efikase, ata mund të ofrojnë një çmim më të mirë për prodhuesit në Kolumbi dhe Ekuador. Sapo kokaina del nga linja e prodhimit, shqiptarët marrin përsipër gjithçka, që nga ngarkimi i dërgesave e deri tek mbërritja në duart e klientëve. Ata gjithashtu preferojnë të shmangin dhunën, pasi ajo sjell vëmendje të padëshiruar- kërcënimet me dhunë shpesh janë të mjaftueshme”, shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco