EMRI/ Gjendet një person i pajetë në një tunel në Qafë Krrabë

EMRI/ Gjendet një person i pajetë në një tunel në Qafë Krrabë

11:54, 20/01/2023
A+ Aa A-

Një person është gjetur i pajetë në një tunel në Elbasan.

Viktima u gjet në zonën e Qafë Krrabës dhe dyshohet se është shpallur i humbur gjatë kësaj jave.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Burime jozyrtare bëjnë me dije se viktima njihej si alkoolist.

Ndërkohë burime nga policia bëjn me dije se personi me emrin Gjin Biba me banim në Tiranë është gjetur i vdekur ditën e sotme në një mga shpellat e gurores.

Ai ishte shpallur kërkim nga policia pasi kishte dy ditë që familjarët e kishin shpallur të humbur.

Nga kqyrja paraprake ai ka vetëm çarje në pjesën e ballit që ka ardhur nga rrëshkitja e tij. Janë hetimet që do bëjn zbardhjen e plot të ngjarjes 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur "Gurorja", është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco