Ankimoi ‘burgimin e përjetshëm’/ Shtyhet seanca për çështjen e Aldo Bares

Ankimoi ‘burgimin e përjetshëm’/ Shtyhet seanca për çështjen e Aldo Bares

11:31, 20/01/2023
A+ Aa A-

Ish-kreu i ‘Bandës së Lushnjës’, Aldo Bare ka ankimuar dënimin e tij me ‘burgimit të përjetshëm’.

Këtë të premte, Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën për shqyrtimin çështjes së kreut famëkeq.

Bare aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, pasi gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite Gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco