Njihej si kundërshtari i ‘Rrumit’ të Sukthit/ Kush është Akil Nerjaku

Njihej si kundërshtari i ‘Rrumit’ të Sukthit/ Kush është Akil Nerjaku

10:16, 20/01/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Akil Nerjakun, i cili u arrestua sot në kuadër të një urdhri të lëshuar nga SPAK.

Burimet shpjegojnë Nerjaku njihet si kundërshtari i “Rrumit” të Sukthit, Aleksandër Lahos.

Mësohet se Nerjaku i ka shpëtuar një atentati me snajper në vitin 2022.

Kujtojmë se më 12 shtator të 2022-shit është qëlluar me armë zjarri në Durrës ndaj Benz G-Class, ku ndodhej shënjestra e atentatit, por duke qenë se mjeti ishte i blinduar, Nerjaku i shpëtoi plumbave. Ky mjet nuk ishte në pronësi të tij, por të shtetasit me inicialet H.K.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës dhe se ngjarja ishte një paralajmërim për Akil Nerjakun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco