VIDEO/ Arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Financave, SYRI TV siguron dosjen hetimore

15:46, 12/01/2023
A+ Aa A-

48.118.366 milionë lekë përfitoi Ilir Thana nga Buxheti i Shtetit nga veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokuta, Drejtorit të Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore Fatmir Hoxha dhe përmbaruesit Alban Ruli, teksa dëmi total llogaritet në 1.2 milion euro.

Kallëzimi sipas dosjes së Prokurorisë u bë nga një bankë, ku personi nën hetim Ilir Thana kishte mungesa të shlyerjes së detyrimeve, gjë e cila zbërtheu edhe fijet e veprës penale. Bëhet fjalë për një pronë e quajtur “Magazina nr 2” që ndodhet në një zonë të lakmuar të Tiranës.

Përpjekjet e Thanës për të përfituar qindra-mijëra euro prej saj nisin që në vitin 1992. Në këtë vit, pavarësisht se nuk ishte pronar, arrin të bëjë përkohësisht të tijën, deri në vitin 1995, kur del pronari legjitim, dhe me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Pronave, vendoset ti rikthehet pronarit.

Thana e ndjek këtë çështje në Gjykatë, teksa në vitin 1996 Shkalla e Parë nuk i njeh pronësinë, por detyrimin financiar. 4 vite më vonë, Gjykata e Apelit, interpreton në të njëjtën mënyrë, teksa llogarit indeksin e çmimit të pronave, duke i kthyer Thanës më shumë se dyfishin e shumës që kishte paguar, konkrertisht 284.139 lekë. Por ky i fundit, nuk ndalet me kaq.

Në 2005, kundër vendimit të gjykatës, dhe pa asnjë të drejtë ligjore, ia shet pronën shtetasit K.Xh. Në 2015, Ilir Thana iu  drejtua përmes një përmbaruesi, Ministrisë së Financave, me kërkesën e dëmshpërblimit. Kërkesa e tij rrëzohet, për tu rikthyer sërish tek i njëjti institucion në vitin 2022.

Këtë herë, përmbaruesi është Alban Ruli, i cili miraton kërkesën dhe ia kalon drejtorit Fatmir Hoxha, e vlerësoi pronën në vlerën 145.867.920 lekë, dhe si argument përdorte vendimin e gjykatës, pavarësisht se e kishte marrë njëherë. Hoxha e miraton kërkesën duke e kaluar për firmë sekretarit të përgjithshëm Arlind Gjokutajt. Gjithçka nis pas firmës së tij.

Një vartëse e Gjukatajt sheh lëvizjet dhe dërgon një memo përmes të cilës, e vendoste në dijeni titullarin, se Thana ishte dëmshpërblyer njëherë. Por sipas Prokurorisë, titullari i ministrisë, nuk e përfilli memon, dhe lejoi nisjen e procedurës së likuidimit. Më 15 gusht të 2022, sekretari i Përgjithshëm firmos njohjen e vendimit të gjykatës në 1996, një vendim i cili ishte ezkekutuar rreth 2 dekada më parë.

Madje i njihet edhe indeksi i çmimit që ka aktualisht prona, në 1.2 milionë euro, pa përfillur memon e zyrtares, se detyrimi ishte shlyer, Ministria e Financave nis derdhjen e parave në llogarinë e Ilir Thanës dhe motrës së tij Shpresa Prifti. Për një kohë të shkurtër u tërhoqën 23 milionë lekë të reja.

Ndërsa thesari vendosi bllokimin e pjesës tjetër të derdhjes, që në total kapte vlerën e 48. 118. 366. Tërheqjet nga Ilir Thana rezulton të jenë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022, ku pothuajse çdo ditë fuste në xhep rreth 1 milion lekë.

Ndërkohë që 3 zyrtarët pritet të njihen me mënyrën se si do të procedojë gjykata në vijim, avokatët e sekretarit te Ministrisë së Financave, e kanë cilësuar vendimin e Prokurorisë për arestimin e tij të në shkelje ligjore.

Sipas tyre, çështja është civile dhe nuk mund të gjykohet si penale. “Vendimi arrest me burg është e paprecedentë pasi klienti ynë Arlind Gjokutaj nuk është marrë në pyetje më pare”, pretendoi mbrojtja.

Gjokutaj u emërua si numri dy I financave në tetor të 2021.më herët ka qënë ish-drejtor i Doganave, pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit si dhe tek Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco