'Spiunja' ruse Svetlana Timoveva refuzoi të ekstradohet, Ministria e Drejtësisë i dorëzon Prokurorisë së Elbasanit dokumentin zyrtar

'Spiunja' ruse Svetlana Timoveva refuzoi të ekstradohet, Ministria e Drejtësisë i dorëzon Prokurorisë së Elbasanit dokumentin zyrtar

15:08, 12/01/2023
A+ Aa A-

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse Prokurorisë së Elbasanit për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timoveva. Aktualisht ajo është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më herët kur është njohur me kërkesën e ekstradimit rusja ka refuzuar të pranojë kthimin në vendin e saj.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva. Kjo shtetase aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar për nevoja të procedimit penal nr.1168, viti 2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësësi rezulton se shtetësja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus. Kërkesa e autoriteteve ruse për ekstradim bazohet në vendimin datë 25.08.2022 të Gjykatës së Qarkut Meshchansky, Moskë, me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale të sipërcituar. Në zbatim të nenit 492 të K.Pr.Penale, nga prokurori, është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi Svetlana Timofeeva, e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi. Në vijim të veprimeve procedurale, më datë 10.01.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dorëzuar në gjykatë kërkesën me objekt : marrjen në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva”, sipas njoftimit.

Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçarja hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë. Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco