VIDEO-SYRI TV/ Plagosje me sëpatë për lojën me letra bixhozi, goditet në kokë 73 vjeçari në Devoll

15:03, 12/01/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të merkures në fshatin Menkulas të Devollit.

Vasil Begolli, 73 vjeç, nga fshati Menkulas është goditur në kokë me pjesën e pasme të sëpates nga autori i dyshuar, Vasil Babinis , 62 vjeç nga Bilishti.

Si pasojë ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital. Mësohet se të dy të moshuarit janë konfliktuar në lokalin e fshatit për shkak të lojës me letrat e bixhozit.

Pronari i lokalit Ervis Begolli, rrëfen si ndodhi konfikti mes dy klientëve të tij që më pas degradoi në plagsoje me sëpate të 73 vjeçarit. 

Më pas sherri ka vijuar ne banesën e 73 vjeçarit Vasil Begolli,i cili është qëlluar me sëpatë nga 62 vjecari.

Por ngjarjen, i plagosuri tentoi ta fshihte duke raportuar se ishte rrezuar aksidentalisht ne oborrin e baneses po me pas policia zbuloi se kishte te bente me nje tentative vrasje duke arrestuar edhe autorin e dyshuar te plagosjes Vasil Babinis.

Të dy personat e përfshire në konflikt, njihen si njerëz të mirë nga banorët e fshatit dhe se nuk kanë konflikte me njëri tjetrin.

73 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës dhe do të transportohet drejt Tiranës te ‘Trauma’ për ndihmë më të specializuar mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco