‘Korrupsion për një vend pune’/ Apeli lë në fuqi vendimin për ish-zëvendës ministren e Brendshme

‘Korrupsion për një vend pune’/ Apeli lë në fuqi vendimin për ish-zëvendës ministren e Brendshme

14:43, 11/01/2023
A+ Aa A-

Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda, e dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 1.3 vite burg por që nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritje të dënimit në 10 muaj.

Ajo e ka shlyer dënimin që në muajin gusht të 2022 ku i është shuar edhe masa e sigurisë arrest në shtëpi. Voda u arrestua në vitin 2020 me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Ish-zyrtarja pretendoi në Apel pafajësinë teksa SPAK, e akuzon se në kohën kur ka qenë zëvendës ministre e Brendshme, ka marrë para dhe dhurata për të ndikuar që të fitonte një pozicion pune në administratë.

Voda kishte premtuar se do të ndërhynte për Florida Beun, por kjo e fundit edhe pse i dha 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë me peshk nuk arriti të fitonte vendin e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco