EMRI/ Kush është e moshuara që u gjet e pajetë në liqenin e Prespës

EMRI/ Kush është e moshuara që u gjet e pajetë në liqenin e Prespës

12:01, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme nga Pusteci, ku një 80-vjeçare, e cila jetonte e vetme, pasi të bijën e kishte emigrante në Greqi, u gjet e mbutyr në Liqenin e Prespës. Ajo kërkohej prej tre ditësh nga të afërmit dhe policia.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila thotë se, më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë shtetasja Selfie Shena, 80 vjeç, banuese në Liqenas.

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka vërteton faktin se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022.

Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco