Greqi/ Lihet në burg 50 vjeçari shqiptar që tentoi të digjte gruan dhe më pas veten, si ndodhi ngjarja

Greqi/ Lihet në burg 50 vjeçari shqiptar që tentoi të digjte gruan dhe më pas veten, si ndodhi ngjarja

10:25, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një 50 vjeçar shqiptar që leu me benzinë  ish-bashkëshorten e tij duke kërcënuar se do ta digjte dhe më pas kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes në sheshin qendror të Larisës, natën e ndërrimit të viteve lihet në burg. 

Sipas medieve greke shqiptari gjatë dëshmisë ka mohuar akuzën për vrasje të mbetur në tentativë duke u shprehur:  

'Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time', duke shtuar se donte të tërhiqte vëmëndjen e ish-bashkëshortes,  e cila duket se e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesave të tij, për të takuar fëmijën e tyre, pretendim që nuk bindi as prokurorin dhe as hetuesin, të cilët vendosën ta arrestojnë.

50-vjeçari që punon herë pas here në ndërtim, pasditen e së premtes sipas policisë greke po priste në hollin e pallatit  ish-bashkëshorten, 41-vjeç. 

Teksa ajo ishte duke parkuar makinën në të cilën udhëtonte dhe djali i tyre 17-vjeçar, ai i ka hedhur benzinë ish-bashkëshortes dhe makinës së saj duke e kërcënuar se do t'i vërë flakën.

Djali i tyre 17-vjeçar ka qenë ai që ka reaguar me qetësi dhe sipas asaj që u raportohet e ka mbajtur të atin, ndërsa nëna e tij ka arritur të ikë dhe të telefonojë policinë.

 Më pas 50-vjeçari ka shkuar me biçikletë në sheshin qendror në Larisa dhe pasi është lyer me benzinë ​​ka kërcënuar se do të digjte veten.

Pas dëshmisë atij i është caktuar masa e paraburgimit.

50-vjeçari është dënuar në gjykatën e shkallës së parë dhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike dhe nisur nga kjo i është ndaluar dhe dalja jashtë vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco