Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

VIDEO/ Itali, farefisi shqiptar s'e pranon fejesën e vajzës me maroken, përleshje e tmerrshme në mes të sheshit

VIDEO/ Itali, farefisi shqiptar s'e pranon fejesën e vajzës me maroken, përleshje e tmerrshme në mes të sheshit

09:42, 29/12/2022
A+ Aa A-

Biacavilla (Catania) – Karabinierët e Biancavilla kanë proceduar 10 persona të përfshirë në një zënkë të rëndë, lëndime trupore, kërcënime të rënda dhe dëmtime fizike. Ky grupi, përgjegjës për një përleshje të dhunshme në Piazza Roma në qendër, u identifikua nga sistemet e kamerave të vëzhgimit.

Shkëndija që ndezi sherrin kishte qenë dalja në publik e një çifti të ri të fejuar, një 18-vjeçareje me origjinë shqiptare dhe një 21-vjeçari me origjinë marokene.

Madje, prej disa muajsh kjo marrëdhënie sentimentale kundërshtohej hapur nga familja e vajzës (që nuk donte një djalë me origjinë marokene) dhe që në çdo rast i fyente  rëndë dy të rinjtë.

Biancavilla, sherri në shesh

Atë mbrëmje, rreth orës 21.30, teksa dy të dashuruarit po dilnin për darkë me motrën e vajzës, duke kaluar nëpër Piazza Roma, hasën në disa të afërm të 18-vjeçares, një xhaxhait të largë 47-vjeçar dhe  bashkëshortes së tij 43 vjeçe, nga ana e saj e shoqëruar nga një çift miqsh, të cilët do të fillonin menjëherë t'i ofendonin.

Në atë moment vajza, në përpjekje për të qetësuar shpirtrat, uishte afruar familjarëve për t'u kërkuar që të ndalonin, po ata e rrahën, gruaja i shkulin flokët dhe e qëlloi me shuplaka.

I njëjti fat e priti edhe të riun maroken, i cili megjithatë pasi u godit nga xhaxhai, në përpjekje për t'u mbrojtur, mori një shtyllë prej gize në rrugë dhe filloi ta tundte në drejtim të burrit, por pa e goditur megjithatë.

Gjatë përleshjes, u shfaqën befas nga hiçi anëtarët e tjerë të familjes së xhaxhait dhe gruas së tij, përfshirë një 32-vjeçar, i cili në një qëndrim kërcënues kishte nxjerrë një thikë nga xhepi dhe një 37-vjeçar që filloi t'i gjuante çiftit të ri me shishe birre.

Dhe përforcimet nuk kanë të ndalur: në vendngjarje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë, një 67-vjeçar *babi i gruas së xhaxhait) me të birin e tij 23-vjeçar, të cilët dyshohet se janë hedhur në sherr me shqelma dhe grushta.

Megjithatë, viktimat fatkeqe arritën për fat të shpëtonin nga sulmi, dy motrat u strehuan në shtëpinë e tyre dhe i dashuri i humbi gjurmët.

Disa sulmues (32-vjeçari, 37-vjeçari dhe 23-vjeçari), duke menduar të gjenin të riun maroken, kishin shkuar gjithsesi në apartamentin e vajzave në rrugën Vittorio Emanuele, duke thyer shtëpinë, pas dëmtuan  derën e përparme.

Këtu zemërimi i tyre ishte shfryrë ndaj babait të vajzës, që shtynte me dhunë si dhe mbi mobiliet dhe orenditë, të dëmtuara dhe të plaçkitura.

Tre sulmuesit arritën t'i nxirrnin jashtë jashtë në rrugë, por pastaj ata ishin nisur sërish në kërkim të të dashurit maroken.

Ndërkohë në apartamentin në rrugën Vittorio Emanuele kishin mbërritur edhe xhaxhai me gruan e tij, duke sulmuar këtë herë me shkelma, grushta dhe shuplaka jo vetëm vajzën shqiptare, por edhe nënën e saj.

Karabinierët që ndërhynë i dhanë fund përleshjeve mes kërcënimeve dhe ofendimeve të xhaxhallarëve në gjuhën shqipe, ndërsa sapo kanë parë policët, babai i gruas së xhaxhait, 67-vjeçari me tre të tjerët është larguar me shpejtësi.

Bilanci mjekësor i sherrit në spitalin e Biancavilla regjistroi për viktimat lëndime që mund të shëroheshin nga 4 deri në 8 ditë, ndërsa për xhaxhallarët që shkaktuan sherrin plagosje me prognozë 8-ditore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco