‘Drogë, thika’/ Kontrolle të befasishme në qelitë me shqiptarë në burgjet e Athinës, mes tyre edhe lideri i mafies....

‘Drogë, thika’/ Kontrolle të befasishme në qelitë me shqiptarë në burgjet e Athinës, mes tyre edhe lideri i mafies....

12:10, 25/12/2022
A+ Aa A-

Kontrolle të befasishme janë kryer në qelitë e paraburgimit në Kretë, ku ndodheshin rreth 13 të dënuar. Nga hetimet u zbuluan një numër i madh armësh të improvizuara, drogë, pajisje komunikimi.

Hetimi u fokusua kryesisht tek të burgosurit shqiptarë që kanë qenë të përfshirë në grabitje, trafik droge disa prej të cilëve kanë pasur lidhje me 41-vjeçar shqiptar që u qëllua për vdekje në Nea Smyrni. Mes personave që u kontrolluan ishte edhe Klaudian Lekotasi i njohur si lideri i mafies shqiptare në Greqi.

Ndër të tjera gjatë kontrollit u gjetën dhe fletore me shënime , të shkruara të cilat po kontrollohen dhe hetohen nga autoritetet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco