Motori përplas këmbësoren në Vlorë

Motori përplas këmbësoren në Vlorë

11:17, 25/12/2022
A+ Aa A-

Një 63-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një motor në vendin e quajtur “Kapelja”, Vlorë, sot rreth orës 09:35.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe se policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco