EMRI/ Ekstradohet nga Spanja atentatori tjetër ndaj Dash Gjokës

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja atentatori tjetër ndaj Dash Gjokës

13:28, 18/12/2022
A+ Aa A-

Një tjetër i dyshuar për atentatin ndaj Dashamir Gjokës, të ndodhur në gusht të vitit 2017 në Shijak, është ekstraduar nga Spanja. Policia e Shtetit bën të ditur se, sot është ekstraduar Morel Kërtalla, 41 vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, kapet dhe ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari.

Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, Enkel Kërtalla i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

Vëllezërit Kërtalla nga Shijaku akuzohen nga policia dhe prokuroria e Durrësit si të dyshuarit kryesorë për tentativën e vrasjes së biznesmenit Dashamir Gjoka në Xhafzotaj. Policia ka dyshime se dy vëllezërit Enkel Kërtalla, 37 vjeç dhe Morel Kërtalla, 41 vjeç, qëlluan ndaj makinës së Gjokës 25 herë e ku vetëm 15 plumba e kapën makinën.

Image

Vendi ku ndodhi atentati
 

Njoftimi i Interpol Tiranës:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, kapet dhe ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari.

Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale. 

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi M. K., 41 vjeç.  

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’. 

Shtetasi M. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco