Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Petrit Cakës në Itali

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Petrit Cakës në Itali

15:28, 15/12/2022
A+ Aa A-

Mediat e huaja shkruajnë se viktima me shume gjasa  e ka njohur autorin, flasin fqinjët

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Petrit Caka, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në komunën  Rocca Priora, në  Romë.

Mediat atje shkruajnë se autorët e kanë pritur në hyrje të shtëpisë, ku po kthehej në mëngjes pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë.

Për të rindërtuar kontaktet dhe lëvizjet e fundit të  Cakës, hetuesit italianë po analizojnë numrat e telefonit të viktimës. Policia italiane nuk ka konstatuar shenja të hyrjes me forcë  në shtëpi  çka të lë të dyshosh se viktima e ka njohur vrasësin e tij shkruajnë mediat atje.

 “Një burrë i ndershëm dhe një baba model.” Kështu e përshkruajnë fqinjët dhe të njohurit 49-vjeçarin shqiptar i cili punonte si murator.

Për momentin nuk është përjashtuar asnjë hipotezë për motivin e vrasjes. Megjithatë po punohet për të kuptuar nëse  viktima ka patur borxhe për shkak se ishte frekuentues i lojërave të fatit./Klan News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco