SYRI TV/ Zbardhet vrasja për borxhin e Menduh Shaban Uldedës, në pranga Gazmir Nagota e Marjeta Karaj në këkrim djali

14:58, 15/12/2022
A+ Aa A-

Pesë vjet pasi u gjet i djegur dhe dekompozuar, Policia e Tiranës zbardh vrasjen e shtetasit Menduh Uldeda. Në pranga si autor të ngjarjes janë vënë shtetasit Gazmir Nagota dhe Marjeta Karaj, ndërsa është në kërkim djali i kësaj të fundit. Vrasja e Menduh Uldedës ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashluer.

Syri tv

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e shtetasit Menduh Shaban Uldeda 5 vite më parë, trupi i të cilit u gjet i djegur dhe dekompozuar në vendin e quajtur “Kodër Shupal” në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Paganika deklaroi gjatë një konference për mediat, se si autor të krimit janë arrestuar shtetasi Gazmir Nagota dhe shtetasja Marjeta Karaj, ndërsa është shpallur në kërkim djali i kësaj të fundit, Besmir Karaj. Motiv i krimit ka qenë një borxh i pashlyer, që viktima u kishte tre autorëve.

Burime kanë bërë me dije se se viktima dhe Marjeta Karaj punonin së bashku në një organizatë të cilën e kishin themeluar së bashku dhe dyshohet se kanë qenë në një lidhje dashurie. Shkak I vrasjes së Menduh Shaban Dedës dyshohet se ka qenë një borxh që viktima  I kishte Marjeta Karajt lidhur me ngritjen e organizatës.

Kryepolici i Tiranës zbërtheu dhe skemën e gjithë ngjarjes së rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Syri TV se 56-vjecariështë identifikua pas 5 vitesh nga këmbë e majtë pasi nuk ishte djegur dhe dekompozuar plotësisht . Ndërkohë Viktima përapar se të vritej ka jetuar në Lukovë, Sarandë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco