VIDEO/ Lumi Mat arrin pikën kritike, rrezikon të çajë argjinaturën, dëmton këmbët e urës së Zogut

VIDEO/ Lumi Mat arrin pikën kritike, rrezikon të çajë argjinaturën, dëmton këmbët e urës së Zogut

08:24, 15/12/2022
A+ Aa A-

Reshjet e shiu si edhe prurjet e pajtueshme të lumit Mat kanë njërën nga këmbet e urës së Zogut në Milot. 

Lumi ka arritur në pikën e dukës rrezikuar të çahet argjinatura në histori e Tales në Lezhë, ndaj kundërshtarit kritik po me mjete rrethanore që të mbrohen nga rreziku që mund të vijë.

Raporti i fundit zyrtar nga Lezha sot, deri në orën 8:00

Në qarkun e Lezhës kanë rënë rreth 65 mm reshje. Kuota e lumit Drin është 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike. Ka sipërfaqe të përmbytura në zonën e Zadrimës, rreth 120 ha.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m. Janë rreth 350 ha të përmbytura. Hidrovori i Tales punon në kuotën -1.1 m; janë rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Hidrovori i Drojes punon ën kuotën - 0.20 m, hidrovori i Shllinzës në - 0,70 m. . Në fushën e Gjonëmit (ish-këneta) janë rreth 100 ha toka të përmbytura.

Paraqiten probleme në Alk, në njesinë administrative Fushë Kuqe, si pasoje e rritjes së prurjeve në lumin Mat.

Strukturat e Emergjencave Civile së bashkisë së Kurbinit po e ndjekin situatën në terren.

Nga ana e drejtorit të HEC-it të Ulzës dhe Shkopetit mësohet që në orën 8:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s.

Nga ana e kryetares së bashkisë së Kurbinit raportohet me shqetësim hapja e portave  te shkarkimit, ka probleme me prezencë uji në bizneset që janë në Lagunën e Patokut.

Ka kuota të larta në lumin Mat, pas njoftimit për shkarkim uji nga hidrocentralet.

Qarku i Lezhës, me raportimet aktuale, ka  rreth 620 ha tokë të përmbytur

Ndërsa situata në bashkinë e Mirditës paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco