VIDEO-SYRI TV/ U filmuan duke marrë lekë, doganierët e Portin të Durrësit nuk arrestohen

14:56, 13/12/2022
A+ Aa A-

Prokuroria dhe Policia nuk kanë arrestuar ende asnjë prej të denoncuarve për korrupsion në Portin e Durrësit. Edhe pse në filmimet e publikuara personat e përfshirë duken me zë dhe figurë duke marrë ryshfet, për autoritetet këto prova janë të pamjaftueshme.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas publikimit të skandalit të skemë së korrupsionit në Portin e Durrësit. Burime për SYRI TV kanë bërë me dije se lidhur me rastin nuk ka ende persona të shkarkuar apo arrestuar, por autoritetet janë mjaftuar vetëm me pezullim nga detyra.

Edhe pse marrja e ryshfetit u denoncua me zë dhe figurë, duket se për Prokurorinë dhe Policinë e Durrësit janë të pamjaftueshme e ende asnjë prej personave të denoncuar nuk është ndaluar apo arrestuar.

Shefi i turnit te sektori i eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari i cili ka marre paratë nga subjektet private. Gjithashtu edhe Doganieri i kontrollit fizik të importeve në port, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama. Ndërkohë që të njëjtat burime i thanë SYRI TV se hetimi kishte nisur rreth 1 muaj më parë.

Dyshimet e ngritura janë se skema e denoncuar është pjesë e një rrjeti të organizuar korrupsioni në Portin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco