Selanik, kapet me drogë një shqiptar në kërkim nga policia greke

Selanik, kapet me drogë një shqiptar në kërkim nga policia greke

08:34, 07/12/2022
A+ Aa A-

Shqiptari, 37 vjeç, është arrestuar së bashku me pronarin e një biznesi në Selanik, një grek 46 vjeç.

Ata janë kapur me 1 kg e 940 gram marijuanë, 1 peshore, 3 celularë dhe 1500 euro.

Shqiptari rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 8 vjet e 10 muaj burg.

Prej muajit nëntor në zonën e Greqisë perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 8 raste ku janë kapur në total rreth 255 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptarë.

Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i qarkut të Korçës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco