SYRI TV/ Droga në Fier, autoritetet vijojnë hetimet. SPAK letërporosi në Mal të Zi dhe Kolumbi

14:26, 02/12/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për laboratorin e drogës të zbuluar në Fier.

Burime bëjnë me dije se hetuesit e Strukturës Anti Korrupsion vijojnë të shkëmbejnë informacione me agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Mësohet se përveç letër-porisive të dërguara në Malin e Zi, SPAK do t'i drejtohet me letër-porosi edhe autoriteteve kolumbiane. Kjo për të mësuar kush është shitësi, blerësi i mallit, transportuesit dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë bashkëpunuar që kokaina të futej me plahrat organik artificial në Shqipëri.

Gjithashtu, është kërkuar informacion edhe për aktivitetin e shtetasit Zamir Rodriguez që ka patur në vendin e tij apo precedent të mundshëm në vende të tjera. Ndërkohë që gjithashtu paralelisht hetimet janë në zhvillim e sipër, ku po bëhen ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave. Letërporositë janë dërguar dhe të tjera pritet të nisen, pasi SPAK ka marrë informacione për shtetas të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal jashtë vendit, të huaj dhe shqiptar që jetojnë apo kanë aktivitet në Kolumbi.

Kujtojmë që sasia prej 430 kg kokainë, e cila nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro, është sekuestruar në Frakull të Fierit pak ditë më parë. 

Në pranga ka rënë edhe një nga porositësit e kësaj sasie që është Zenel Cervanakut nga Tirana. Nga operacioni i kryer nga SPAK, autoritetet malazeze dhe DEA amerikane ka perfunduar në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim.

Droga u gjet ne banesën e Viktor Çervanakut, ish-kryetari socialist i komunës së Frakullit ndërkohë që kishte mbajtur poste të lartë drejtuese edhe në OST dhe OSHEE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco