VIDEOLAJM- Pamjet me dron: Shihni shkatërrimet në 'Prestige Resort'

11:36, 02/12/2022
A+ Aa A-

Edhe mëngjesin e sotëm, IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ‘Prestige Resort’, ndërsa forcat xheniere vijojnë me shpimet nëpër muret e ndërtesës për të bërë më pas shpërthim të kontrolluar me tritol.

Ndërsa Gjykata Administrative nuk ka hedhur ende shortin për gjyqtarin që do të shqyrtojë padinë e bërë nga ana e ‘Prestige Resort’, e cila duhej të bëjnë në mënyrë urgjente, punonjësit e IKMT nuk kanë humbur asnjë minutë kohë për të vijuar ekzekutimin e urdhrit.

Juristët e resortit thonë se aksioni është në shkelje me ligjin.

Siç duket nga pamjet me dron nga SYRI TV, tashmë në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco