FOTOLAJM/ Ja sasia prej 430 kg kokainë në oborrin e zyrtarit të Ramës

FOTOLAJM/ Ja sasia prej 430 kg kokainë në oborrin e zyrtarit të Ramës

11:47, 26/11/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga operacioni anti-drogë ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës në Frakull të Fierit si dhe u zbuluan të fshehura në thashë me pleh artificial 430 kg kokainë e porositur nga Kolumbia. Porosia ishte bërë nga Zenel Çervanaku, vëllai i Viktor Çervanakut, zyrtari i PS.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor bëhet me dije se në muajin maj të këtij viti është bërë porosia dhe është nisur ngarkesa nga porti “Buenaventura” me anijen “Monte Cervino”. Të dhënat hetimore flasin vetëm për një kontejner me pleh organik, i ndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi, konkretisht në portin e Pireut, ngarkesë që është faktuar se ishte tranzit për në Malin e Zi, në portin e Barit.

Nga të dhënat që kanë shkëmbyer agjencitë që e kanë ndjekur ngarkesën, mësohet se është kërkuar lejimi i saj për në destinacionin final pa u ndaluar nga asnjë sektor malazez që merret me përpunimin e informacioneve që shoqërojnë mallin. Në rrugë tokësore ka qenë më i lehtë vëzhgimi dhe mbajtja nën kontroll e pritësve të mallit, shoqëruesve dhe e momentit kur do të mbërrinte në destinacionin final, që ishte edhe banesa e ish-funksionarit të lartë lokal të Frakullës, Viktor Çervanaku.

Që nga momenti kur malli ka dalë nga porti i Barit dhe ka mbërritur në Fier, në lojë kanë qenë DEA dhe autoritetet policore malazeze, deri sa është futur për në Shkodër, më pas në lojë ka hyrë SPAK dhe oficerët e vëzhgimit. Nga aty është mësuar se mjeti transportues i porosisë shoqërohej nga njerëz të armatosur, të cilët si duket nuk janë fshehur fare për shkak të sigurisë jo vetëm në punën që bënin, por edhe për shkak se kujt po i shërbenin.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco