SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Bllakon, kërkesa e parë refuzohet

SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Bllakon, kërkesa e parë refuzohet

12:18, 23/11/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit.

Sipas burimeve, SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos dy javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK.

Por SPAK e ka ankimuar këtë vendim, duke iu drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.

Shqyrtimi i kësaj kërkesë është shtyrë për nesër dhe apeli do dalë me një vendim nëse do miratojë kërkesën e SPAK.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish-deputetit Alqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme e dyshon edhe akuzën e ‘korrupsionit’  Burimet bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Sipas SPAK, Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Albtek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi  procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar dosjes, ai i përcillte Zotos e-mailet e zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit mbi procedurat që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

Referuar hetimeve të kryera, këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe  prokuroria ka dyshime se ish-deputeti të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco