Përshtati lokalin për skedina, arrestohet 47 vjeçari në Durrës

Përshtati lokalin për skedina, arrestohet 47 vjeçari në Durrës

11:52, 23/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas i cili ushtronte veprimtarinë e lojërave të paligjshme të fatit.

I arrestuari kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për zhvillimin e këtyre lojërave, informacione që policia i siguroi nga rrugë informative.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinte baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin në pronësi të tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:

-F. Sh., 47 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

47-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco