VIDEO-SYRI TV/ Ministria e Kulturës e braktisi, bashkia Shkodër restauron Urën e Bunës

17:58, 19/11/2022
A+ Aa A-

Pas shqetësimit të banorëve të zonës për dëmtimin e urës së Bunës, Bashkia Shkodër vijon me restaurimin e saj, duke zëvendësuar të gjitha dërrasat e dëmtuara, pavarësisht kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Kjo ndërhyrje e bashkisë, vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të shmangur rrezikun që iu kanoset.

Ndërkohë, institucioni që ka në administrim urën e Bunës është Ministria e Kulturës, e cila nuk ka marrë asnjë masë për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj, duke rrezikuar kështu qindra banorë të cilët kalojnë në këtë urë.

Nëpërmjet një njoftimi në facebook, Bashkia e Shkodrës i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë për një ndërhyrje të plotë, në të gjitha elementet e urës, për të shmangur rrezikun, por edhe për të mbrojtur këtë monument Kulture nga shkatërrimi total.

Gjithashtu, Bashkia Shkodër ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco