FOTO+VIDEO/ Pallati në Gjirokastër përfshihet nga flakët, banorët ngjiten në tarracë

15:40, 19/11/2022
A+ Aa A-

Momente paniku për banorët e një pallati në lagjen Granicë, në Gjirokastër. 

Një prej pallateve është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët. 

Siç duket edhe nga pamjet që sjell Syri.net, ata janë ngjitur në tarracën e pallatit nga frika e përhapjes së flakëve. 

Bëhet me dije se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë në kabinën elektrikte të pallatit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco