SYRI TV/ Digjet makina e biznesmenit në Lezhë, Pjetrushi tregtar hidrokarburesh

13:14, 19/11/2022
A+ Aa A-

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në derën e shtëpisë së biznesmenit Ndue Pjetrusha. Ky i fundit mohon të ketë konflikte, ndërsa shprehet se i takon Policisë të përcaktojë nëse ka qenë zjarrvënie aksidentale apo e qëllimshme.

Nga SYRI TV

Rreth orës 4 të mëngjesit të të shtunës, një makinë është shkrumbuar në Ishull Shëngjin, e cila ndodhej e parkuar përpara banesës së biznesmenit Ndue Pjetrushi. Makina ishte e regjistruar në emër të bashkëshortes së këtij të fundit, ndërsa 56-vjeçari merret me tregtimin e hidrokarbureve Kosovë-Shqipëri. Vetë Pjetrushi, nuk preferoi të komentonte rreth dyshimeve të tij, duke thënë se i takon policisë dhe ekspertëve të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

Paraprakisht, nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme ndërsa Pjetrushi thotë se nuk ka konflikte me njeri. Banesa e këtij të fundit është e survejuar nga kamerat e sigurisë, por 56-vjeçari thotë se prej një javë nuk janë funksionale.

Zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ngriti një grup hetimi për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco