Pranga në Padova: 9 kg heroinë i gjenden një çifti shqiptar me foshnjen në makinë

Pranga në Padova: 9 kg heroinë i gjenden një çifti shqiptar me foshnjen në makinë

09:41, 19/11/2022
A+ Aa A-

Itali - Një operacion policor blic filloi dje në kabinën e pagesës në Padova Ovest. Policia italiane arrestoi një shqiptar njëzet e nëntë vjeçar, i cili jetonte me gruan dhe djalin 10 muajsh në provincën e Parmës.

Gjatë një patrullimi në kabinën e pagesës së Padova Ovest, hetuesit ndaluan një automjet “ Volkswagen Polo” të dyshuar me tri persona në bord: një shqiptar 29-vjeçar në timon, gruan e tijj 28 vjeçe ulur pranë tij në sediljen e pasagjerit dhe foshnjen e tyre dhjetëmuajshe.

Gjatë kontrolleve të para atë pasdite të 17 nëntorit, drejtuesi i mjetit është shfaqur menjëherë mjaft nervoz. Ai tha se ndodhej në Padova për të vizituar një të afërm dhe se në fakt jetonte me familjen në Bolonjë.

Gjatë kontrollit të Polo-s, oficerët identifikuan pajisje manuale të vendosura nën mbushjen e sediljeve të përparme. Brenda kishte tri pako heroinë të mbështjellë me çorape rreth një kilogram e gjysmë dhe 33 mijë euro.

Duke kuptuar se kishin goditur mirë dhe se në dorë kishin një emër të madh në trafikun e drogës, agjentët vendosën të thellojnë hetimet me një kontroll shtëpie.

Familja shqiptare, pavarësisht tentativës për keqdrejtim nga i dyshuari, u konstatua se jetonte në Roccabianca në provincën e Parmës.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe garazhit, policët  gjetën dhe sekuestruan edhe 7 kilogramë e gjysmë të së njëjtës lëndë të ndara në blloqe që pasqyrojnë ato të gjetura në Polo, disa presa dhe materiale të tjera të dobishme për paketimin e drogës.

Kanë zbuluar gjithashtu 20 kilogramë lëndë prerëse. Si rrjedhim, Policia sekuestroi të gjithë materialin me interes hetimor, 29- vjeçari u arrestua për posedim droge për qëllime trafiku droge e për të njëjtin krim u akuzua edhe gruaja e tij. I dyshuari është dërguar në burgun e Rovigos në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Linja hetimore

Pasditen e djeshme policët e seksionit të Antidrogës kurorëzuan hetimet disamujore.

Aktivitetet e mëparshme kishin lejuar policët të identifikonin një Volkswagen Polo si një mjet i mundshëm i përdorur nga korrierët shqiptarë për të transportuar drogë në provincën e Padovës dhe në zonat përreth.

Automjeti i dyshuar, përveçse ka kaluar disa herë nëpër Padova, është konstatuar se ka kaluar disa kontrolle në provincën e Parmës nga forcat e policisë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco